Sali Berisha nuk priti protestën e 12 nëntorit, por kërkoi dorëheqjen e Edi Ramës jo vetëm si Kryeministër, por edhe si kryetar i Partisë Socialistë para se opozitarët të mblidhen poshtë zyrës së tij.

Sali Berisha: Jam sot këtu për të kërkuar dorëheqjen dhe largimin përfundimtar nga çdo funksion të Edi Ramës, i cili me aktet e tij antiligjore, antikushtetuese, është sot simboli më i nxirë i pushtetarit abuziv që nuk njeh normë, standard moral, ligjor apo kushtetues kur vjen puna për pasurimin e tij, luksin e tij, për pushtetin e tij.

Sali Berisha kishte premtuar se kur demokratët të vinë në pushtet do kërkojnë hapjen e letrave penale për çdo politikan të kastës së vjetër që në 30 vitet e fundit ka mbajtur postin e kryeministrit dhe jo vetëm.

Nisma ligjore që heq edhe një natyrë tjetër imuniteti siç është parashkrimi ndjekjes penale për krimet,  për drejtuesit më të lartë të shtetit në 3 dekadat e fundit është gati.

Nisma ligjore nuk prek pushtetarët lokal, por Sali Berisha i kërkoi juristeve të korrigjonin nismën para se ta depozitonin në parlament.

Beteja jo vetëm me kundërshtarin por edhe brenda llojit vijon, Berishës sot ju bashkuan zyrtarisht  deputetja Greta Barteli dhe Lindita Metaliaj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA