Vijon ende puna për kapjen e personave të përfshirë në çështjen e tjetërsimit të tokave në “Ranen e Hedhur” në Shëngjin, ku mes të arrestuarve ka zyrtarë e qytetarë përfitues toke.
Veç dënimit për burgim Fran Frrokaj, Gjok Ndoka, Artan Djala, nuk kanë të drejtë të ushtrojnë asnjë detyre publike për 3/4 vite, ndërsa Luigj Paloka prej 3 vitesh nuk ka të drejte të ushtrojë profesionin e tij si topograf.
Pas dënimit nga Gjykata e Apelit në Shkodër për tjetërsimin e pronave në zonën e Ranës së Hedhur në Shëngjin, policia e Lezhës është vënë në lëvizje për prangosjen e personave të dënuar, mes të cilëve dhe ish-kryebashkiakun e Lezhës, Fran Frrokaj.
Urdhri i ekzekutimit të vendimeve mbërriti në drejtorinë vendore të policisë së Lezhës mesditën e të premtes dhe ku menjëherë janë vënë në lëvizje për ekzekutimin e vendimeve. I vetmi person që ndodhet tashmë në qeli është vetëm ish-kryabshkiaku i Lezhës Fran Frrokaj, i cili u vetëdorëzua në polici mbrëmjen e së premtes pasi qëndroi për disa orë në arrati duke u larguar nga gjykata e Apelit në Shkodër pas marrjes së vendimit, dhe më pas dje u transferua drejt burgut të Reçit në Malsinë e Madhe ku do të vuajë dhe dënimin e tij për 3 vite, ndërsa për personat e tjerë të përfshirë ende nuk ka asnjë gjurmë.
Prej dy ditësh policia vijon kontrollet për prangosjen e tyre por pa ja arritur qëllimit. Në këto kushte ata pritet të shpallen në kërkim fillimisht në vendin tonë e pastaj në kërkim ndërkombëtar, pasi nuk përjashtohet mundësia qe të jenë larguar jashtë territorit shqiptar.
Gjok Ndoka ish-kryetar i qarkut.
Artan Djala ish-drejtor i hipotekës.
Ermando Jakaj ish-specialist i hipotekës.
Bledar Cara ish-specialist i hipotekës (është në burg).
Lek Frroku përfitues toke.
Vasil Gjoni përfitues toke.
Zef Gjjni përfitues toke.
Luigj Paloka topograf.
Nikoll Tinaj përfitues toke.
Top Channel