Samiti i klimës Cop27: Dritarja për shmangien e katastrofës po mbyllet shpejt

30/10/2022 14:27

Efektet e ngrohjes globale së shpejti mund të arrijnë një pikë kthese dramatike, dhe shkencëtarët kanë frikë se samiti i klimës në Egjipt do të përqendrohet më shumë në akuza se në një zgjidhje konkrete nga qeveritë.

Një nga një, skenarët e zymtë që shkencëtarët kishin përshkruar për të ardhmen e afërt janë vërtetuar nga ngjarjet si: stuhitë ekstreme, thatësirat, përmbytjet dhe shkrirje e shtresave të akullit

Johan Rockström, drejtor i Institutit të Potsdamit për Kërkimin e Ndikimit Klimatik në Gjermani, thotë se ngjarjet ekstreme të motit, të përforcuara nga ngrohja globale, po vijnë më shpejt se sa parashikohej dhe janë më të rënda .

Ai dhe kolegët e tij kanë publikuar kohët e fundit një studim që tregon se në kohën kur të arrihet një rritje e temperaturës globale prej 1.5 C, do të kishte një rrezik të konsiderueshëm për katër sisteme kryesore. “Këto sisteme përfshijnë shtresën e akullit të Groenlandës dhe shtresën e akullit të Antarktidës Perëndimore, të cilat do të fillojnë të shpërbëhen”, shtoi Rockström.

Përveç kësaj, edhe sistemet e akullit së Kanadasë dhe Rusisë do të fillonin të shkriheshin dhe do të çlironin rezervat e tyre të mëdha të metanit, një gaz serrë shumë herë më i fuqishëm dhe më i rrezikshëm se dioksidi i karbonit. Më në fund, në një rritje të temperaturës prej rreth 1.5 C, të gjitha sistemet tropikale të shkëmbinjve koralorë të planetit do të fillonin të zhdukeshnin.

Shkencëtarët paralajmërojnë se nëse bota do të ketë një shans për të arritur emetimet zero të karbonit deri në vitin 2050 dhe kështu të parandalojë shkeljen e kufirit 1.5C, emetimet globale do të duhet të reduktohen me 5% deri në 7% në vit.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA