Një 37-vjeçar ka rënë në pranga dhe një tjetër është shpallur në kërkim, pasi dyshohet se përmes mashtrimit kanë përvetësuar një shumë prej 25 mijë euro.

Mësohet se në pranga ka rënë Elvis Boka 37 vjeç, banues në Tiranë, ndërsa është shpallur në kërkim, D.R., 35 vjeç.

Ata ishin të punësuar si administratorë në një subjekt dhe kanë përvetësuar nëpërmjet mashtrimit, shumën prej 25 mijë euro, nga një shtetase, me pretendimin se do t’i blinin asaj një apartament.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA