Mjerim në mes të qytetit! Shtëpia në kushte mesjetare në Elbasan, nuk e përballoi dot tërmetin
30/10/2022 19:40
Duket e pabesueshme që në vitin 2022 një familje prej 4 personash jeton në këtë gjendje. Kjo është banesa, nëse mund të quhet e tillë e Ramazan Çekrezit në lagjen “Dyli Haxhire” në Elbasan.
4 persona jetojnë në banesën gjysmë të shembur, ndërsa gjatë dimrit strehohen me plastmas.
Me probleme shëndetësore edhe djali bën apel për ndihmë. Për 30-vjeçarin jetesa në këto kushte është bërë e pamundur.
Familja jeton në ekstremin e varfërisë ndërsa ushqehen me pensionin e invaliditetit të 54-vjeçares, të ardhura që nuk mbulojnë as medikamentet e saj. Familja shtrin dorën për ndihmë për kushte minimale jetese, një banesë ku nuk hyn shiu dhe I ftohti.
Top Channel