Një 32 vjeçar është arrestuar në Tiranë, pasi është konstatuar nga forcat “Shqiponja” duke lëvizur me armë zjarri dhe lëndë narkotike.

Në pranga ra Erion Ymeri, 32 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik në rrugën “Myslym Keta”, shërbimet e policisë i gjetën dhe i sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri (pistoletë) dhe një sasi lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA