Numri dy i inteligjencës shqiptare Oljan Kanushi duke folur për buxhetin e SHISH 2023,  i tregoi  komisionit parlamentar të Sigurisë kombëtare se gjatë tre viteve të fundit me dëshirën e tyre janë larguar nga puna 152 inspektorë.

“Vitet e fundit është rritur numri punonjësve që kanë dalë në lirim dhe një nga arsyet kryesore është niveli pagave të punonjësve në SHISH që në gjykimin tonë duhet të rishihet. Gjatë këtij viti janë mesatarisht 66 punonjës në lirim që trajtohen me një pagesë kalimtare. 41 janë për vitin 2020 dhe 45 për vitin 2021”  deklaroi zëvendës drejtori Shërbimit Informativ Shtetëror.

Ky deklarim i numrit dy të inteligjencës shqiptare  Oljan Kanushit për largime të punonjësve  nga SHISH si pasojë e pagave të ulëta është njëra anë e medaljes. Në kushtet e anonimatit një zyrtar i SHISH i tha gazetarit të Top Channel Muhamed Veliu ,  se kjo arsye qëndron por ka edhe të tjera.

“Një inspektor i ri pa mbushur vitin, u largua, quhej E. M. Largimi për shkak të sjelljes së keqe nga shefat dhe paga e ulët. Vazhdojnë të bëjnë kërkesa për ta lënë SHISH,  inspektorë të rinj që kanë mbaruar kursin bazë pa mbushur vitin. Në drejtorinë e Tiranës e ka lënë detyrën së fundmi edhe inspektori  I. K.  Mosha e këtyre të dyve,  ishe rreth 35 vjeç . Inspektori T.T sapo mori Vizë Amerikane e braktisi detyrën. U largua pa bërë dorëzimet” tha burimi TopChannel.

Duke folur me doza shqetësimi, burimi Top Channel në SHISH,  thotë se struktura piramidale e drejtimit është me kokë mbrapsht.

“Situata në SHISH është e nderë. Nga numri total i punonjësve 30% janë punonjës terreni inspektor, ato që mbledhin informacion. 70 % janë punonjës në Aparatin Qendror e administratë. Diçka absurde që nuk e kanë shërbimet e tjera  në rajon dhe Europë. Jemi kthyer në institucion nepotik. Bëhet sikur punohet. Merr rrogën, shijo fundjavat apo pushimet dhe  siguria ruan vetveten.  Në SHISH  duhet një reformë e thellë dhe mbështetje politike nga kryeministri Rama për ta kryer këtë reformë” deklaroi zyrtari SHISH.

I njëjti burim tregoi për Top Channel se në Drejtorinë e Sigurimit të Personelit,  flenë në sirtarë denoncime për një drejtor dhe një oficer drejtimi në një qytet afër Tiranës, si të dyshuar për  shitje informacioni grupeve kriminale.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA