Skenari i një filmi horror Halloween-i u bë realitet të shtunën në rrugët e Seulit , ku 153 persona humbën jetën në mënyrë kaotike kur një turmë u dynd në një lagje qendrore të kryeqytetit të Koresë së Jugut pikërisht për të festuar festën e frikshme
Rreth 100,000 njerëz, raportohet se u mblodhën në Itaewon të shtunën në mbrëmje, pasi heqja e distancimit social, mbajtja e maskave dhe masave të tjera anti-Covid hapën rrugën për festën e parë të Halloween në tre vjet.
Dëshmitarët thanë se panë skena kaotike të shkaktuara nga një numër i madh i njerëzve në rrugë përpara se përplasja vdekjeprurëse të ndodhte pak pas orës 22:00. Shumë nga rrugicat jashtë rrugës kryesore në zonë janë të ngushta dhe të pjerrëta. Pikërisht në një rrugë të tillë të pjerrët, pak më shumë se katër metra e gjerë, shumë u vranë dhe u plagosën.
Presidenti Yoon Suk-yeol të dielën në mëngjes shpalli një gjendje zie kombëtare gjatë një fjalimi të drejtpërdrejtë për tragjedinë. Ende nuk dihet se çfarë e shkaktoi tragjedinë , por disa media lokale thanë se përplasja ndodhi pasi një numër i madh njerëzish nxituan drejt një lokali në zonë pasi kishin dëgjuar se një personazh i famshëm ishte atje.
20 prej viktima janë shtetas të huaj nga Kina, Irani, Norvegjia dhe Uzbekistani. Shumica e viktimave ishin adoleshentë në të 20-at.
Top Channel