100 të vdekur nga sulmi terrorist në Somali, u vendosën bomba në makina

30/10/2022 14:05

Të paktën 100 njerëz u vranë në dy sulme terroriste  të shtunën në Somali pasi bombat e vendosura në makina shpërthyen.

Ngjarja ndodhi në një kryqëzim të frekuentuar në kryeqytet dhe numri i viktima pritet të rritet pasi numri i të plagosurve është më më shumë  se 300.

Sulmi vdekjeprurës ndodhi  në të njëjtin vend  , ku pesë vitemë parë kishte ndodhur një sulm tjetër që la më shumë se 500 të vdekur.

“Ne kërkojmë nga partnerët tanë ndërkombëtarë dhe myslimanët në mbarë botën që të dërgojnë mjekët e tyre këtu pasi ne nuk mund t’i dërgojmë të gjitha viktimat jashtë vendit për trajtim,” tha Presidenti Hassan Sheikh Mohamud.

Grupi ekstremist al-Shabab i lidhur me Al-Kaedën, i cili shpesh sulmon kryeqytetin dhe kontrollon pjesë të mëdha të vendit, mori përgjegjësinë, duke thënë se kishte në shënjestër ministrinë e arsimit.

Ata pretenduan se ministria ishte një “bazë armike” që merr mbështetje nga vendet jo-muslimane dhe “është e përkushtuar për të larguar fëmijët somalezë nga besimi islam”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA