U akuzua për lidhje me sulmin e 11 shtatorit, SHBA liron pas dy dekadash të burgosurin

29/10/2022 17:17

I burgosuri më i vjetër i Guantanamos është liruar në Pakistan, pas gati dy dekadash.

Saifullah Paracha, 75 vjeç, u arrestua dy vjet pas sulmeve të 11 shtatorit 2001 në SHBA dhe u akuzua si simpatizant i Al-Kaedës.

Paracha u dyshua për financimin e grupit xhihadist, por deklaroi se ishte i pafajshëm dhe nuk u akuzua kurrë.

Burgu ushtarak amerikan në Kubë dikur strehonte qindra militantë të dyshuar të kapur pas sulmeve.

” Saif Ullah Paracha, një shtetas pakistanez, i cili u ndalua në Gjirin e Guantanamos, është liruar dhe ka arritur në Pakistan. Ne jemi të kënaqur që një shtetas pakistanez i ndaluar jashtë vendit më në fund është ribashkuar me familjen e tij”, tha ministria e jashtme e Pakistanit.

75-vjeçari u kap në korrik të vitit 2003 në Tajlandë pas një operacioni të ashpër nga FBI-ja Amerikane [Byroja Federale e Hetimeve].

Ai u akuzua nga autoritetet amerikane se kishte kontakte me disa nga figurat më të larta të grupit, duke përfshirë udhëheqësin e tij Osama bin Laden dhe Khalid Sheikh Mohammed.

Sips BBC, pas 14 muajsh në një burg ushtarak amerikan në Bagram, Afganistan, ai u transferua në Guantanamo.

Presidenti i SHBA-së Joe Biden është nën presion për të “pastruar” të burgosurit e akuzuar për lidhje të drejtpërdrejta me Al-Kaedën.

Administrata e tij miratoi lirimin e Paracha vitin e kaluar, së bashku me atë të një shtetasi tjetër pakistanez, 55-vjeçarit Abdul Rabbani dhe jemenasit Uthman Abdul al-Rahim Uthman, 41 vjeç.

Janë ende 35 persona të mbajtur në Guantanamo, duke përfshirë Khalid Mohammedin, i quajtur si “arkitekti kryesor i sulmeve të 11 shtatorit”.

Avokati i 75-vjeçarit tha se ai pret që të lirohen më shumë të burgosur gjatë muajve të ardhshëm.

“Unë kam ende katër klientë atje [në Guantanamo], të cilët të gjithë janë liruar për lirim“, tha ai.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA