Rrezet e diellit përveluese në Dibër e shqetësuan Edi Ramën, i cili sytë i ka drejt qiellit për krizën energjitike që është pas porte.

Rama: Më vjen keq që unë nuk i gëzohem dot këtij diellit, se unë dua shi sepse nëse nuk kemi shi, kemi atë hallin e madh të çmimit të energjisë elektrike,pasi detyrohemi të dalim në import dhe aty tregu ka ikur fare. 

Dibranëve iu sugjeroi të fikin dritat nëse nuk duan rritjen e çmimit të energjisë.

Rama: Duhet patjetër që secili të ketë parasysh të fikë ato dritat, jo si Kapllani. Kapllani i kishte lënë ndezur gjithandej.

Por për dibranët Thembra e Akilit m shumë se kriza energjitike është Skavica, projekt për të cilin kryeministri paralajmëroi se nuk ka kthim.

Rama: Skavica nuk është thjesht çështja që do na garantojë ne një nga gurët themelorë të sovranitetit energjetik që në kohët e sotme është gjë e jashtëzakonshme, por do të hapë perspektivë të jashtëzakonshme për gjithë atë zonën atje, të jashtëzakonshme, çfarë ka këtu, pse duhet me qenë kundër? Duke dëgjuar hienat, Hiena vetë nuk durohet, jo të jetë dhe non grata.

Edi Rama ka nisur turin e takimeve paraelektorale para kohe edhe pse ai pretendon të kundërtën megjithatë mesazhet që jep në takime me qyetarë e tradhtojnë.

Rama: Ne këtu jemi, do vazhdojmë punën dhe taksirati jonë t’i mundim edhe një herë mirë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA