Një 45-vjeçar, teksa udhëtonte me makinë gjatë natës së kaluar në Berat, ka qëlluar me çifte drejt një makine tjetër në të cilën udhëtonin tre persona.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Ish-Kombinati”. Konflikti dyshohet se ka nisur për motive të dobëta. Shtetasi me iniciale B.Q. ka qëlluar drejt automjetit me të cilin lëviznin 29-vjeçari me iniciale E. T., 25-vjeçari me iniciale E. D. dhe 25-vjeçari G. L.

45-vjeçari do të hetohet nga Prokuroria e Beratit, ndërkohë që është sekuestruar arma e gjahut (çifte), dy gëzhoja, një shirit me fishek dhe një thikë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA