Modeli ekonomik i Partisë së Lirisë balancon rritjen e prodhimit me rritjen e konsumit, tha Ilir Meta gjatë prezantimit të programit të partisë që drejton.
Rritja e prodhimit do të mbështetet nga rritja e investimeve publike produktive, dhe nga rritja e investimeve private, tha Meta. Duke folur për borxhin aktual publik, ish-Presidenti tha se “PL nuk do të lejojë kurrë marrjen e borxheve për investime fasadë”.
“Modeli ekonomik do të mbështetet në përdorimin me efektivitet të fondeve publike, duke rritur investimet dhe shpenzimet sociale me qëllim themelor rritjen e mirëqenies së qytetarëve të të gjitha shtresave.
Rilindja në periudhën 2013-2021 ka marrë mbi 3 miliardë Euro borxh dhe qytetarët nuk kanë parë asgjë, asnjë investim apo shërbim të përmirësuar apo të ri ndaj tyre, përveçse borxhit që rëndon mbi familjet shqiptare sot dhe për gjenerata me radhë.
Rënia pikiatë e produktivitetit të borxhit është treguesi më i mirë se rritja e borxhit i ka shërbyer vetëm Ramës dhe Rilindjes për të ekzekutuar vjedhje marramendëse, me projekte publike të fryra disa fish”.
Partia e Lirisë është një parti kundër varfërisë, tha Meta:
“Modeli ynë ekonomik mbështetet tek nxitja e prodhimit, tek eksportet, tek ekonomia e dijes, tek liria dhe klima miqësore ndaj biznesit, si e vetmja mënyrë për thithjen e investimeve te huaja, tek ulja e barrës fiskale dhe formalizimi i ekonomisë, tek kualifikimi i burimeve njerëzore për paga të jetueshme, tek garantimi i të ardhurave jetike për shtresat në nevojë, tek zgjerimi dhe konsolidimi i shtresës së mesme të shoqërisë, si garante e një zhvillimi të qëndrueshëm, por edhe vetë mbrojtjes së demokracisë.”
Sipas Metës, Shqipëria do të fitonte 2 miliard euro nga administrimi i ndershëm dhe i përgjegjshëm, me profesionistë të ekonomisë.
Në Konventën Kombëtare të Partisë së Lirisë, Meta listoi veprimet që sipas tij, PL do të ndjekë me qëllim rritjen e të ardhurave:
Top Channel