Konventa Kombëtare e Partisë së Lirisë/ Rezultatet e zgjedhjeve, Ilir Meta merr 719 vota pro si kryetar, 3 delegatë votuan kundër

29/10/2022 20:20

Ilir Meta mori 719 vota pro si kryetar gjatë zgjedhjeve në Konventën Kombëtare të Partisë së Lirisë.

Votimet për Kryetarin e Partisë së Lirisë dhe anëtarët e Komitetit Drejtues Kombëtar, u hapën në orën 12:55 dhe u mbyllën në orën 18:15.

Gjatë procesit të votimit nuk u konstatua asnjë parregullsi dhe procesi u mbyll pasi votoi edhe delegati më i fundit, sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Partinë e Lirisë.

Në votim kanë marrë pjesë 722 delegatë, nga të cilët 719 votuan pro kandidatit për Kryetar të Partisë së Lirisë, Ilir Metaj, kurse 3 delegatë votuan kundër.

Në përputhje me vendimin e Konventës, u zgjodhën 236 anëtarë të Komitetit Drejtues Kombëtar, numër të cilit i shtohen edhe 5 anëtarë, të cilët janë pa votim, ku përfshihen 4 deputetët e Partisë së Lirisë dhe Kryetarja e Lëvizjes Rinore për Integrim.

Komisioni i Zgjedhjeve të Partisë së Lirisë ka përfunduar edhe verifikimin e respektimit të barazisë gjinore dhe përfaqësimit të të rinjve, sipas proporcioneve të parashikuara në Statut.

Në votim kanë marrë pjesë 722 delegatë. Në votimin për Kryetarin e Partisë së Lirisë, morën pjesë 722 delegatë, nga të cilët 719 votuan pro kandidatit për Kryetar të Partisë së Lirisë, Z. Ilir Metaj dhe 3 delegatë votuan kundër. Nga rezultati, Komisioni i Zgjedhjeve të Partisë së Lirisë, shpall fitues për postin e Kryetarit të Partisë, Z. Ilir Metaj. Në votimin për anëtarë të Komitetit Drejtues Kombëtar, morën pjesë 722 delegatë dhe pas verifikimit dhe llogaritjes së rezultateve, në përputhje me vendimin e Konventës, u zgjodhën 236 anëtarë të Komitetit Drejtues Kombëtar, numër të cilit i shtohen edhe 5 anëtarë, të cilët janë pa votim (ex-officio), ku përfshihen 4 deputetët e Partisë së Lirisë dhe Kryetarja e Lëvizjes Rinore për Integrim”, sipas deklaratës.

Kujtojmë se sot Ilir Meta mori votëbesimin për të qenë kryetar partie pa rival përballë, duke mos e shkëputur partinë nga tradita e votimit të liderit pa sfidant.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA