Mbreti Karl do të bëhet Kapiteni i ardhshëm i Përgjithshëm i Marinsave Mbretërore, pasi Princit Harry-t iu hoq titulli kur u largua nga familja mbretërore.
Pallati Buckingham njoftoi marrjen e rolit nga mbreti, një ditë pasi u publikuan detajet e autobiografisë së Dukës së Sussex-it.
Kishte spekulime se cilit anëtar të familjes mbretërore do t’i jepej roli, ku një ndër kandidatet kryesore ishte princesha mbretërore (vajza e Mbretëreshës Elizabetë II).
Dukës iu hoqën titujt e tij ushtarakë në shkurt të vitit 2021, pasi ai dhe Meghan njoftuan planet e tyre për të hequr dorë nga postet mbretërore.
Në një deklaratë për të shënuar 358-vjetorin e Korpusit të Marinsave Mbretërore, Mbreti tha se ishte “jashtëzakonisht krenar” që u bë kreu i saj ceremonial.
“Është kënaqësia më e madhe e mundshme të marrësh rolin e kapitenit tuaj të përgjithshëm. Jam jashtëzakonisht krenare që kam ndjekur gjurmët e kaq shumë anëtarëve të familjes sime gjatë tre shekujve e gjysmë të fundit, të cilët të gjithë e mbajtën rolin me një ndjenjë të thellë admirimi. Marinsat mbretërore kanë një histori të shquar dhe të pashembullt, si në tokë ashtu edhe në det.
Unë marr frymëzim të pamasë nga guximi, vendosmëria, vetë disiplina juaj dhe një aftësi e jashtëzakonshme për të duruar në mjediset më ekstreme. Ndihem shumë i nderuar që bëhem pjesë e familjes së Korpusit dhe mezi pres të takoj shumë prej jush në të ardhmen e afërt. Ndërkohë, kjo vjen me urimet e mia të përzemërta dhe të veçanta për një ditëlindje të lumtur të 358-të”, tha Mbreti Karl III.
Top Channel