Klinika Lëvizëse “SIGAL UNIQA Vital Truck” është stacionuar këtë fundjavë në qytetin e Orikumit. Klinika Lëvizëse SIGAL UNIQA, unike në llojin e saj në Shqipëri dhe rajon dhe e ideuar nga “UNIQA Insurance Group”, ofron një gamë të gjerë shërbimesh mjekësore,

“Parandalimi i sëmundjes është më mirë se kurimi i tyre“. Nën këtë moto, Drejtori i Përgjithshëm i SIGAL UNIQA Group Austria, z.Avni Ponari, u shpreh se në politikat e kompanisë që ka themeluar para 23 vjetësh dhe që drejton ende, është jo vetëm ardhja në ndihmë banorëve në të gjithë Shqipërinë, por dhe sensibilizimi i tyre për më shumë vëmendje ndaj shëndetit.

Ndërkohë, mjeku Agron Panariti u shpreh se qëllimi i Klinikës Lëvizëse SIGAL UNIQA është informimi mjekësor i qytetarëve .

Edhe qytetarët e Orikumit u shprehën falenderues ndaj SIGAL UNIQA për këtë nismë të veçantë.

Klinika lëvizëse SIGAL UNIQA”, do të vazhdojë udhëtimet e tij mjekësore edhe në të ardhmen në çdo zonë të Shqipërisë, nga Jugu në Veri e nga Lindja në Perëndim.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA