Njerëzit që vuajnë nga ulçera duhet të konsumojnë më shumë ushqime me nivel të lartë alkaline dhe ato që luftojnë inflamacionin.
Trajtimi dhe mbajtja nën kontroll e ulçerës mund të mbahet nën kontroll me ushqimet e duhura, të cilat rregullojnë nivelin e pehashit, siç do të lexoni më poshtë në këtë artikull të AgroWeb.org
Ushqimet e mëposhtme sigurisht që nuk duhet të konsiderohen si alternativa zëvendësuese për medikamentet e rekomanduara nga mjeku.
Por ato ndihmojnë në lehtësimin e shqetësimeve.
Karrotat janë ndër perimet më të rekomanduara për njerëzit që vuajnë nga ulçera.
Ato kanë tendencën të riparojnë dëmet e shkaktuara në stomak nga aciditeti i tepërt.
Karrotën mund ta përfshini në sallata ose ta konsumoni si pure, por edhe lëng.
Mollët janë ndër frutat më të mira kundër shumë problemeve shëndetësore.
Ato përmbajnë fibër dhe acide organike që rregullojnë sistemin tretës.
Mollët rekomandohen jo vetëm kundër ulçerës në stomak, por edhe diaresë apo konstipacionit.
Kjo bimë e mrekullueshme ka aftësi shëruese kundër shumë sëmundjeve dhe problemeve.
Xheli i bimës mban nën kontroll prodhimin e tepërt të aciditetit dhe pengon irritimin e stomakut.
Bananet janë të pasura me niseshte dhe kanë efekt alkalin duke rregulluar kështu pehashin e stomakut.
Konsumi i rregullt i bananeve pengon dëmtimin e vazhdueshëm të shtresës së brendshme të stomakut dhe zvogëlon plagët e tij.
Patatet përmbajnë niseshte, fibër dhe antioksidantë që përmirësojnë proceset tretëse.
Ato zbusin inflamacionin dhe përshpejtojnë shërimin e indeve të dëmtuara nga aciditeti i lartë.
Zhytja e farave në ujë ndihmon në çlirimin e një substance xhelatinoze që është efikase kundër ulçerës.
Ato zbusin inflamacionin dhe ndjesinë e djegies në stomak.
Për më tepër, këto fara janë shumë të pasura me acide yndyrore omega-3 dhe fibër.
Ekspertët rekomandojnë që pacientët që vuajnë nga ulçera të shmangin kafenë, ëmbëlsirat, pijet e gazuara, ushqimet pikante, alkolin, të skuqurat dhe produktet e brumit./AgroWeb
Top Channel