Deputetja demokrate ka reaguar ashpër pas vendimit të Entit Rregullator të Energjisë për të vendosur fashën e energjisë 800 kë/h për abonentët familjarë.
“Kjo është hera ime e tretë që vij në Bordin e ERE-s për të diskutuar për çmimin e energjisë elektrike.
Qeveria shqiptare ka kërkuar në datën 23 shtator që për 100 mijë familje, çmimi i energjisë elektrike të rritet me 5 herë, në nivelin e 34.3 lekë/ kwh, që e çon çmimin e energjisë elektrike bashkë me TVSH, në nivelin e 42 lekë/ kwh”.
Një ditë më parë, ERE rrëzoi kërkesën e Tabakut që kërkoi të anulohej fasha e energjisë, me argumentin se çmimi i energjisë në bursë ka rënë ndjeshëm.
“Ndërkohë që flasim në tregjet ndërkombëtare dhe në bursën ndërkombëtare, si çmimi i gazit ashtu edhe çmimi energjisë elektrike kanë rënë, janë më poshtë se tetori i vitit të kaluar. Dhe ky ishte argumenti kryesor që qeveria kishte paraqitur.
Elementi i dytë që unë i bëra kërkesë Bordit të ERE-s ishte blerja e energjisë elektrikë në tregjet ndërkombëtare ndodh në masën 40% dhe kjo masë 40% nuk ka pse të prekë 100 mijë familje.
Dhe argumenti i tretë lidhet me faktin që, ky çmim i energjisë elektrike për periudhën e kaluar i cili nuk është rritur faktikisht sepse Bursa është në tendencë rënie gjatë muajit tetor, nuk është materializuar akoma. Ky çmim është njëkohësisht edhe nga buxheti i shtetit“, tha Tabaku.
Interesi publik i qytetarëve nuk u mbrojt dhe fatkeqësisht është akoma në fuqi vendimi që çmimi i energjisë elektrike të rritet për 100 mijë familje, duke filluar nga data 1 nëntor, u shpreh demokratja.
Top Channel