Qumështi bimor është alternativë e mirë e qumështit të lopës dhe mund të jetë opsion i shkëlqyeshëm për të gjithë ata persona që kanë intolerancë ndaj laktozës.
Qumështi i sojës bëhet nga kokrrat e ziera të sojës dhe përmbajnë proteinë të sojës, fibra natyrale apo shtesa sheqeri. Përmbajtja nutritive mund të ndryshojë nga prodhuesi, por një gotë e qumështit të sojës prej 120 mililitrash përmban rreth 40 kalori, 3 deri në 4 gramë proteina, 2 gramë yndyrna dhe gjysmë grami sheqer. Krahas kësaj, përmban edhe minerale siç janë kalciumi, hekuri dhe kaliumi.
Bebet e vogla që nuk kanë mbushur ende 1 vjeç, nuk duhet të pijnë qumësht lope, qumësht soje apo çfarëdo qumështi tjetër, por të pinë vetëm qumështin e nënës apo formulat qumështore. Uji fëmijëve u jepet vetëm kur fillojnë të hanë ushqim të fortë.
Qumështi i lopës përmban shumë vitamina dhe minerale dhe bebet vështirë se i tresin, ndërsa shumë lloje qumështi bimor nuk janë burim adekuat i materieve ushqyese për të cilat bebet kanë nevojë në fazën e hershme. Nga viti i parë deri në vitin e pestë, mjekët sugjerojnë që fëmijët të pinë kryesisht qumësht lope dhe ujë. Mirëpo, qumështi i pasuruar i sojës është alternativë e pranueshme e qumështit të lopës.
Pra, nëse fëmija juaj pi qumësht soje para moshës 5 vjeç dhe pas ditëlindjes së parë, sigurohuni që ai të jetë i fortifikuar dhe i pa ëmbëlsuar. Fëmijët e moshës 1 deri në 2 vjeç duhet të pinë dy deri në tre gota qumësht të plotë çdo ditë. Nëse fëmija juaj ka probleme shëndetësore si alergjia ndaj qumështit ose është intolerant ndaj laktozës, ose nëse familja juaj nuk ha produkte shtazore, qumështi i sojës i fortifikuar është një zëvendësues i përshtatshëm për qumështin e lopës.
Nëse fëmija juaj ka alergji ose intolerancë ndaj qumështit, ose jeni duke e rritur si vegan, mund t’i jepni qumësht të pasuruar të sojës të rekomanduar nga pediatri, por pas ditëlindjes së parë. Megjithatë, nëse fëmija juaj nuk ka alergji dhe intoleranca dhe familja juaj ha produkte shtazore, atëherë është më mirë të shmangni qumështin me bazë bimore derisa të rritet./ Top Albania Radio