Gjatë vizitës tre ditore në Ballkanin Perëndimor, zyrtarja e lartë evropiane Ursula von der Leyen, ka deklaruar se Bashkimi Evropisn do t’i vije në ndihmë Shqipërisë me anë të një pakete prej 80 mln eurove si fillim.

Kjo shifër duket se është e pamjaftueshme për kryeministrin Rama, i cili u shpreh se aq para nuk mjaftojnë por është një ndihmë e rëndësishme.

Ai theksoi rëndësinë e kursimit të energjisë, duke thënë se është shumë e nevojshme një gjë e tillë në mënyrë që të mos vendoset fasha e 800 kw dhe të mos ketë ndryshime të çmimit të energjisë.

Von der Leyen: Përgjigjja ndaj krizës energjitike, duhet të jetë shumë më e gjerë sesa thjeshtë një mbështetje buxhetore. Së pari është e rëndësishme që ne jemi pjesë e një uninoni energjitik. Gjatë tetë muajve të fundit që nga nisja e luftës, Rusia në ,mënyrë të qëllimshëm ka hequr 2/3 e furnizimit me gaz dhe kjo ka sjellë efektin përkatës edhe në energjinë elektrike që vjen nga gazi. Së pari jemi diversifikuar me furnitorë nga SHBA-ja dhe Norvegjia. Këto janë në të gjithë bashkimin Evropian dhe kjo na jep sigurinë që do t ja dalim gjatë këtij dimri, tashmë kemi një situatë që është stabël dhe mund të shohim edhe ndërhyrjet në treg, këta ndërhyrje janë me anën e shitjes me shumicë dhe pjesa e tjetër është ndikimi i çmimeve të larta të gazit tek energjia elektrike.

Rama:80 mln euro nuk janë pak, kanë një shifër e konsiderueshme. Nëse i referohemi këtij viti ne na është dashur në total deri në fund të vitit sipas parashikimit 460 mln euro, kjo është një shifër e kombinuar nga shteti dhe operatori I prodhimit të energjisë. Kjo është një shumë që ka ndihmuar edh për inflacionin. Pavarësisht se kjo gjë thuhet se nuk duket asgjëkundi në ekrane, Shqipëria sot ka inflacionin më të ulët në rajon dhe arsyeja më e rëndësishme është fakti që kemi një mburojë financiare për çmimin e energjisë. Nëse do të kishim relativizuar këtë mburojë, pra nëse do e kishim prekur pak, kjo do të kishte reflektuar menjëherë tek të gjitha familjet. Asnjë pikë shitjeje në Shqipëri nuk ka bërë asnjë ndryshim. E dëgjoj të përsëritur pyetjen a të hiqni dorë nga rritja e çmimit. Fasha 800 kë nuk është rritje e çmimit, është një tavan në të cilin të gjitha familjet mund të kryejnë nevojat bazike. Mbi 1 mln konsumatorë janë maksimumi 60 mijë familje që konstatohet që dalin mbi këtë tavan, në kulmin e nevojës për ngrohje. Edhe për këtë pjesë e për efektin psikologjik e për të krijuar një filtër për të gjithë të pavërtetat, që kanë terrorizuar të gjithë popullsinë, ne kemi shtyrë aplikimin e fashës, sepse patëm reshje mjaftueshëm për ta konsideruar si krijim mundësie dhe ulje të konsumit. Po e shohim çdo ditë sërish, por kemi ulje të konsumit kjo është pozitive. Ky alarm absurd neglizhon faktin që fasha 800 kë ka kohë që është e vendosur në republikën e Kosovës dhe nuk rezulton se ka prekur popullin.

Duhet të jemi të vetëdijshëm që BE-ja nuk ka një shpellë me ar që ka ardhur dita ta hapi e të derdhë florinjtë. Kjo është kohë lufte e nuk e ndalojmë dot ne. Familja Evropiane është e kërcënuar sepse Putin nuk ka shkuar në Ukrainë vetëm për Ukrainën por për të gjunjëzuar gjithë perëndimin dhe demokracinë. Në këtë aspekt ne nuk na mjaftojnë 80 mln por janë një ndihmë shumë e rëndësishme dhe jemi falenderues ndaj Komisionit.

Më herët gjatë ditës, von der Lyen takoi krerët e shtetit të Kosovë, ku theksin e diskutimeve e vuri te çështja e targave. Gjatë vizitës tri ditore në Ballkanin Perëndimor Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, qëndroi të mërkurën në mbrëmje në Maqedoninë e Veriut. Pas vizitës në Tiranë, zyrtarja e lartë e BE-së do të shkojë në Podgoricë, Sarajevë dhe Beograd.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta