Meta shpërthen ndaj Ramës, reagimi i ish-presidentit pas miratimit të ligjit për spiunët

26/10/2022 15:31

Ish presidenti Ilir Meta tashmë ka një arsye më shumë për ta humbur përfundimisht, qetësinë dhe dashurinë e dikurshme për ish aleatin Edi Rama.

Miratimi javën e shkuar në parlament edhe me votat e grupit-Alibeaj-Basha, i ndryshimeve ligjore, që zbejnë vlefshmërinë e certifikatave të pastërtisë nga komisionet Bezhani dhe Mezimi, u komentua nga aleati i tanishëm i Metës, Sali Berisha si ndryshime, me synimin e largimit të Metës nga politika.

Përballë kësaj situate Ilir Meta ashpërsoi retorikën politike duke sulmuar Ramën bashkë me Lulzim Bashën.

“Meqë ka hallin e dekriminalizimin dhe pastërtisë së figurave. Ligjet që bën nipi Spiro Kolekës unë me tolerancën më të madhe do tja fus atje ku i shijon më shumë atij. Të gjithë ata që mendojnë se do të ekzekutojnë pluralizmin politik në Shqipëri dhe janë përpjekur e kanë vite të tëra ta bëjnë këtë dhe kujtojnë se mund të venë dorë në zgjedhjet e ardhshme do të ketë fatin e Musolinit dhe të Klaretës. Klaretën e dini ju. Klareta ishte dashnorja e Musolinit. Këtë fat do të kenë”, tha Ilir Meta.

Ilir Meta u kërkoi gazetarëve të bëjnë pyetje të pavarura e të pandikuara nga Agjencia qeveritare e informimit.

“Pyetje të nxitura nga Fuga mos më hajeni më këtu. Jo se ta ka dhënë ty ai. Ai nxit kështu në mënyrë indirekte”, shtoi më tej ish-presidenti.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA