Dy aksidente fatale me motoçikletë ndodhën sot në Lushnjë.
Afërdita Rasti 50 vjeçe nga Kallmi i Fierit, udhëtonte e vetme me motor, ndërsa nga pas e shoqëronte bashkëshorti me automjet.
Ajo është përpjekur të devijojë një grope në mes të rrugës dhe kjo manovër ka bërë që të humbasë kontrollin duke u përplasur në betonin e kanalit në anë të rrugës.
Goditja ka qenë e fortë në kokë ku si pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Viktima udhëtonte pa kaskë mbrojtëse të cilën nëse do ta kishte, mund t’i kishte shpëtuar jetën.
Më herët në një tjetër aksident në autostradën Lushnjë-Fier pranë fshatit Bishqethem, një motoçikletë e cila drejtohej nga Qemal Shala ka goditur nga pas një zetor.
Goditja ka rezultuar fatale për drejtuesin e motoçikletë, i cili ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Policia në vendngjarje shoqëroi drejtuesin e zetorit Josif Pina.
Ky aks është shpesh herë burim aksidentesh nga mjetet bujqësore, edhe pse nuk është e lejueshme që këto mjete të dalin në rrugë, mungesa e një rrugë dytësore bën që fermerët të detyrohen të kalojnë në aksin e makinave.
Top Channel