3 muralet e reja në Tiranë dedikuar titullit “Tirana, Kryeqyteti Evropian i Rinisë 2022”

26/10/2022 18:49

Tre murale të reja, frymëzuese artistike finalizuan sot Mural Art në Tiranë. Ky është një nga eventet më të mëdha artistike në kryeqytet dhe këtë vit iu dedikua të rinjve në kuadër të titullit “Tirana, Kryeqyteti Evropian i Rinisë 2022”.

Muralet janë realizuar në kuadër të tre objektivave të titullit: “Rinia zhvillon kapacitete”, “Rinia krijon ekonomi dhe inovacion”, “Rinia dhe shëndeti”.

Mural Art mblodhi së bashku të rinj dhe të reja artiste, artdashës por edhe qytetarë.

Grupi i të rinjve dhe të rejave artistë të Mural Art, u bë pjesë e një serie 3-ditore workshop-esh trajnuese. Procesi trajnues i shërbeu të rinjve, si frymëzim, për të konceptuar skicat artistike të muraleve të reja duke përcjellë përmes tyre mesazhe me impakt të madh.

Në fjalën e saj, nënkryetarja e Bashkisë, Keti Luarasi e konsideroi të rëndësishme forcimin e talenteve artistike të të rinjve dhe përfshirjen e aftësive të tyre, në aktivitete që synojnë zhvillimin në qytet.

“Muralet përmbajnë mesazhe që kanë brenda gjithë dashurinë që të rinjtë i sjellin komunitetit” tha Luarasi.

Koordinatorja e titullit “Tirana, Kryeqyteti Evropian i Rinisë 2022”, Aspasjana Kongo tha se: “Ne synojmë ta vijojmë këtë nismë edhe vitin e ardhshëm, duke përfshirë të rinjtë me skica artistike të realizuara prej tyre në qytet.”

“Mural Art krijoi një model pozitiv, që dëshmon se si bashkëpunimi i aktorëve të ndryshëm nxit talentin artistik të të rinjve dhe thellimin e njohurive rreth konceptit të përgjegjësisë sociale.” u shpreh Z. Colliva.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA