“Lustracioni” katër ligje në Kuvend/ Ligji kërkon 84 vota, nismëtarët janë shprehur dakord për konsensus

25/10/2022 19:38

Pastrimi i politikës nga ish-bashkëpunëtorët e Sigurimit të Shtetit është vendosur në krye të axhendës së punës të Kuvendit.

Tre grupime politike, Partia Socialiste, PD e Berishës dhe grupimi Alibeaj, kanë protokolluar nismat e tyre që në thelb janë të ngjashme.

Në Kuvend janë depozituar jo një por katër variante të ligjit të lustracionit që do të thonë se ana pozitive është se të gjithë janë shprehur pro luastracionit”, tha Alibeaj.

Miratimi i këtyre nismave kërkon konsensus të gjerë politik për të siguruar 84 vota e nevojshme në Kuvend. Të tre nismëtarët, kanë shprehur dakordësinë në parim.

“Sigurisht në procesin parlamentar mund të gjendet gjuha sërish. Pra, hapësira për t’u dakordësuar është e plotë”, u shpreh Bylykbashi.

Por historia ka treguar se konsensuset ndërmjet socialistëve dhe demokratëve kanë pasur një viktimë politike, Ilir Meta.

Si në ndryshimet kushtetuese të vitit 2008 më i rrezikuari nga lustracioni i politikës është sërish ai, i etiketuar nga Autoriteti i Dosjeve si personazhi I.M.

“Dyshja Rama-Basha të interesuar për të shpikur zhurmues për korrupsionin me miliarda euro të qeverisë bëjnë sikur shpikin nisma të vdekura propagandistike siç ishin nismat për ligjin e dosjeve dhe gjoja hapjen e tyre”, tha Vasili.

Nismat ligjore vijnë në një kohë kur partitë politike janë përfshirë nën ethet elektorale të zgjedhjeve vendore të 2023 dhe ku parimet antikomuniste duket se janë miksuar me kalkulimet elektorale.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA