Dyshime se fshihet në Turqi/ Operacion për kapjen e Ibrahim Licit, i dyshuar për vrasjen e Endri Mustafës në Shkodër

25/10/2022 15:49

Ibrahim Lici, i shpallur në kërkim për vrasje po kërkohet në Turqi, pas dyshimeve se ka udhëtuar drejt këtij shteti.

Policia shqiptare njofton se po kryen një operacion të përbashkët me policinë turke, që po kryen kontrolle në zonat e Turqisë ku dyshohet se fshihet Lici.

Lici, i biri i drejtuesit të fisit Lici, akuzohet për vrasjen e Endri Mustafës, ngjarje e ndodhur në maj të vitit 2021, në lagjen Guerrile, Shkodër.

Viktima u gjet në bregun e liqenit me 6 plumba në trup. Për vrasjen, u arrestuar një 15-vjeçar, shtetasi me inicialet E.M., pasi dyshohet se ka qenë bashkëpunëtor i Licit në vrasje. Pas ngjarjes, para autoriteteve, adoleshenti tregoi vendin se ku ishte lënë në arma e krimit.

Mustafa ishte person me precedent të mëparshëm penal dhe i skeduar nga policia e Shtetit për disa ngjarje të tjera. Në 2016 u arrestua me 3 shtetas të tjerë si autorë të veprave penale “Vjedhje me armë”, “Plagosje e lehtë me dashje”, “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve e municioneve luftarake” kryer në bashkëpunim, ndaj shtetasve me iniciale E.Gj dhe G.M, ngjarje për të cilën edhe u dënua.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA