Shtetasi italian Gabriele Tarroni Longinotti që u arrestua një vit më parë në vendin tonë, me akuzën se është përfshirë në mashtrim ndërkombëtar në vlerën e 1 milionë eurove, është lënë sot i lirë.
Gjykata e Apelit Tiranë ka pushuar hetimet ndaj shtetasit italian, me arsyetimin se nuk ka juridiksion për çështjen.
Sikurse e parashikon Kodi Penal, “vepra penale nuk është kryer ne Territorin e Republikës së Shqipërisë, vepra penale është kryer nga shtetasi i huaj dhe nuk është kryer në dëm të interesave të shtetit ose shtetasit shqiptar për ndonjë nga krimet e parashikuara shprehimisht në këtë dispozitë, nuk rezulton që i pandehuri të ketë kryer ndonjë nga veprat penale për të cilat është i zbatueshëm ligji penal shqiptar për shtetasin e huaj që ndodhet në Shqipëri dhe nuk është ekstraduar, kur veprën e ka kryer jashtë shteti”.
Gabriele Tarroni Longinotti u ndalua në 29 mars 2021, pasi akuzohej për mashtrim ndërkombëtar nga shoqëria italiane “Bruno Presezzi”, për vjedhjen e 1 milion eurove dhe akuzohet falsifikim dokumentesh bankare.
Top Channel