Një 52-vjeçar është arrestuar në Gjirokastër pasi është kapur duke transportuar pesë emigrantë të paligjshëm.
Sipas policisë, shtetasi me iniciale P.V. është ndaluar për kontroll nga në aksin nacional Tepelenë-Memaliaj, kur në makinën e tj u identifikuan pesë emigrantë që vinin nga vendet MENA, që përfshijnë vende me konflikte ende të forta si Iraku dhe Siria.
Transportonte kundrejt fitimit, 5 emigrantë, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit, kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 52-vjeçari. 52-vjeçari u kishte kërkuar para në këmbim të transportit.
Rasti do të hetohet nga Prokuroria e Gjirokastër, që po ashtu ka në dorë shumë dosje të ngjashme, me akuza ndaj personave që ndihmojnë emigrantët e paligjshëm në vendin tonë.
Top Channel