“Konfirmohet prania e kokainës në stomakun e Lear Kurtit”/ Prokuroria heton për mosdhënie ndihme dhe veprime arbitrare ndaj të riut

24/10/2022 10:39

Policët që arrestuan Laer Kurtin dhe e dërguan në Komisariatit pavarësisht se panë që 32-vjeçari nuk ndihej mirë, po hetohen për veprat penale “mosdhënia e ndihmës” dhe “kryerja e veprimeve arbitrare”.

Prokuroria e Tiranës, që po heton rastin e të riut që vdiq në duart e policë, njofton se janë administruar kartela mjekësore e shtetasit Lear Kurti, procesverbali i kqyrjes së kufomës, pamjet filmike të regjistruara nga kamerat e sigurisë që nga momenti i konstatimit dhe deri në dërgimin e tij për ndihmë mjekësore pranë Qendrës Spitalore Universitare e Traumës, janë pyetur në cilësinë e personave që tregojnë rrethana të hetimit shtetasit që kanë qenë prezent me viktimën dhe të gjithë punonjësit e policisë që kanë kryer veprime me shtetasin Lear Kurti.

Ndërkohë, nga akti i ekspertimit kimik, është konfirmuar se në mbetjet e qeses së gjetura në stomakun e viktimës, ka prani të lëndës narkotike kokainë.

Lear Kurti ndërroi jetë mbrëmjen e së mërkurës, pasi u shoqërua nga forcat e komisariatit nr.3 në Tiranë për verifikim. Rreth orës 23.00, i ndjeri ka enë duke lëvizur në këmbë në rrugën “Riza Çuka” kur një patrullë e komisariatit nr 3 i ka kërkuar të ndalonte por 32-vjeçari nuk iu bind duke u larguar me vrap.

Pas një arratie rreth 400 metrash i riu u kap nga policia në rrugën “Don Bosko”. Polica qëndroi disa minuta në rrugë derisa mbërriti automjeti që e përcolli në komisariat. Dyshohet se i frikësuar, 32-vjeçari ka gëlltitur qesen me kokainë. Instituti i Mjekësisë Ligjore konstatoi në stomakun e të riut qesen plastike në madhësinë 5X5, që ishte e çarë.

Gjatë shoqërimit, 32- vjeçari ka shfaqur probleme shëndetësore dhe është kërkuar ndihma e urgjencës. Duke qenë se gjendja e të riut po përkeqësohej si u dërgua me mjetet e policisë në spital ku ndërroi jetë. Pas konstatimit të vdekjes trupi i pajetë u përcoll në morg.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA