I veshur me një kostum sportiv të Realit të Madridit, kryeministri e vijoi turtin paraelektoral në një bashkëbisedim me fermerët e Gjegjanit në Elbasan.

Problematikës së blerjes lirë nga grumbulluesit të produkteve bujqësore, një shqetësim konstant i fermerit shqiptarë,  qeveria do t’i japë këtë zgjidhje.

“Janë 5 tregje të para që do të ndërtohen dhe që nuk do të jenë tregje që varen nga privatë që do të vendosin çmime marramendëse, por do jenë tregje që do të jenë në dispozicion të fermerëve. Këtu vijmë tek roli i bashkisë. Bashkia ka një rol themelor të cilin e luan sot, nuk flas për bashkinë e Elbasanit, flas për pushtetin vendor, e luan sot 5% deri në 10 %”, tha Edi Rama.

Premtimi kryeministrit ishte se qeveria do të vijojë të mbështesë e të jetë partnere e fermerëve.

“Nuk do të rrini të prisni dhe nuk do të rrimë të presim që të vijë një sipërmarrës që të vijë ta bëjë. Do të krijojmë një sipërmarrje dhe këto modele i kemi filluar pak nga pak t’i krijojmë. Do të krijomë një sipërmarrje ku bashkia do të jetë pjesë, ku kush të dojë do të futet dhe ku pastaj bashkërisht do të  aplikohet për të marrë mbështetje nga fondet europiane, nga fondet e qeverisë, nga kredia e bazuar nga garancia sovrane”, u shpreh Rama.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA