Me kalimin e orëve, bëhet më e qartë lufta e emrave që mund të pasojnë Liz Truss në krye të qeverisë britanike.
Loja tani tani duket se luhet mes ish ministrit të financave Rishi Sunak dhe ish kryeministrit Boris Johnosn. Ndërsa sekretari i mbrojtjen Ben Wallace e përjashtoi veten nga gara për lidership.
‘Unë mendoj se mund të kem më shumë vlerë duke qenë sekretar i mbrojtjes. Është puna që kam bërë dhe që kam ndërmend të vazhdoj ta bëj, ndaj nuk dua të jem kryeministër këtë herë’, tha Wallace.
Pasi Truss dha dorëheqjen të enjten, duke i dhënë fund gjashtë javëve të saj në pushtet, ata që duan ta zëvendësojnë atë po përpiqen të gjejnë 100 votat nga ligjvënësit konservatorë , por shumë pak prej tyre gëzojnë besim në masë. Megjithatë për të gjithë emrat e tjerë në garë ka kohë deri të martën, ndërsa deri të premten e ardhshme, konservatorët duhet ta kenë gati emrin e kryeministrit të ri.
Udhëheqësit të ardhshëm do i duhet të përballet me një situatë të vështirë ekonomike, duke trashëguar një ekonomi që shkon drejt recesionit, inflacion që kalon 10%, rritje të normave të interesit, mungesa të fuqisë punëtore dhe një shtrenjtim të kostos së jetesës.
Kushdo që merr përsipër partinë, ka edhe një detyrë tjetër, atë të për të rivendosur në vend reputacionin e Partisë Konservatore.
Top Channel