Një shifër prej 500 mijë eurosh është gjetur në autobusin e linjës më Italinë në Portin e Durrësit.
Pas kontrollit të imtësishëm nga policia në hyrje të portit janë gjetur të fshehura në tavanin e autobusit paratë, të futura në gjashtë qese plastmasi, brenda së cilës ndodheshin disa pako.
Eurot e padeklaruara janë zbuluar teksa mjeti ka kaluar në skaner, ndërsa drejtuesi i tij është shoqëruar në polici.
Në kuadër të operacionit policor të koduar “Eurot” zbulimi i parave ka ardhur pas një hetimi një mujor. Vijon puna për numërimin e të gjitha parave dhe përcaktimin e saktë të shifrës.
Njoftimi policisë:
Durrës/Informacion paraprak.
Në portin e Durrësit, si rezultat i një hetimi njëmujor të kryer nga Policia Kriminale e DVP Durrës, për mundësinë e futjes së një shume të madhe eurosh në vendin tonë, nëpërmjet portit të Durrësit, gjatë ditës së sotme, në kuadër të operacionit policor të koduar “Eurot”, është ushtruar kontroll i imtësishëm nga Seksioni kundër Krimit Ekonomik dhe Financiar i DVP Durrës.
Si rezultat i informacioneve dhe konrollit të imtësishëm, në pjesën e sipërme të një autobusi janë gjetur të fshehura 6 qese plastmasi, brenda të cilave kishte disa pako, me rreth 500 000 euro.
Nga Policia e DVP Durrës janë shoqëruar disa persona dhe vijon puna për numërimin e saktë të sasisë së eurove dhe për identifikimin e kapjen e personave të përfshirë.
Në përfundim të veprimeve do të japim informacion të plotë.
Top Channel