Organizata Botërore e Shëndetësisë ka paralajmëruar se gati 500 milionë njerëz mund të sëmuren brenda dhjetë viteve, për shkak të mungesës së aktivitetit fizik .

Sëmundjet e zemrës, obeziteti, diabeti, depresioni, demenca – pritet të prekin miliona njerëz në mbarë botën deri në në 2030, vetëm sepse ata nuk bëjnë aktivitet fizik të mjaftueshëm.

Sipas rekomandimeve të OBSH-së, të rriturit duhet të angazhohen në të paktën 150 minuta aktivitet fizik, ose dy orë e gjysmë në javë. Kjo nuk do të thotë domosdoshmërisht stërvitje intensive, por që ecja me biçikletë ose ecja me shpejtësi ndihmon për të qenë në formë më të mirë dhe për të parandaluar sëmundjet.

OBSH ka llogaritur se në vendet e varfra nuk kanë aktivitet fizik të mjaftueshëm pak më shumë se 16 për qind e njerëzve, ndërsa në vendet me të ardhura të larta shifra është dy herë më e lartë.

Pandemia e koronas e përshpejtoi më tej tendencën drejt dembelizmit në aktivitetin fizik, analizon OBSH, e cila u kërkon vendeve anëtare të bëjnë më shumë – për shembull për të përmirësuar rrugët e biçikletave dhe rrugët e këmbësorëve në qytete.

Po të mos ndryshojë asgjë, mjekimi i njerëzve në mbarë botën, që janë sëmurë vetëm nga mungesa e aktivitetit fizik, do të kushtojë rreth 300 miliardë dollarë deri në vitin 2030. Një ekspert i OBSH-së tha në Gjenevë se këto para mund të përdoren për të trajnuar 100 milionë mjekë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA