Doli me barelë nga fusha, sulmuesi i Portugalisë humb Kupën e Botës

18/10/2022 14:29

Liverpooli arriti një fitore të madhe përballë Manchester City (1-0) në fundjavë, sfidë në të cilën Jurgen Klopp humbi shërbimet e Diogo Jota.

Sulmuesi portugez doli me barelë në minutat e fundit si pasojë e një tërheqje muskulore në kofshë.

Portugezja A Bola shkruan se ky dëmtim do t’i heqë 25-vjeçarit mundësinë e pjesëmarrjes në Botërorin Katar 2022, kompeticion që fillon në 20 nëntor dhe përfundon në 18 dhjetor. Diogo Jota numëron 10 gola në 28 ndeshje me kombëtaren luzitane.

Një lajm i keq për trajnerin Fernando Santos, i cili do të bëjë pa shërbimet e sulmuesit të Liverpoolit në Kupën e Botës, pasi atij do i duhet të qëndrojë jashtë fushave më shumë se një muaj.

Dëmtimet në këtë fazë të sezonit po kthehen në një problem të madh për futbollistët dhe trajnerët. Kupa e Botës është afër dhe lojtarët nuk kanë shumë kohë në dispozicion për t’u rikuperuar dhe për të gjetur formën e mirë fizike, pavarësisht dëshirës së tyre të madhe për të mos munguar në Katar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA