Shërbimi i internetit, SHBA sanksionon 7 zyrtarë iranianë!

07/10/2022 12:48

Irani mbetet në lupën e SHBA-së, e cila ka vazhduar goditjen me sanksione të republikës islamike, duke shënjestruar së fundi shtatë zyrtarë të lartë të saj.

Masat ndëshkuese ndaj tyre po merren për shkak të kufizimit të qasjes në internet dhe “dhunës së vazhdueshme kundër protestuesve paqësorë”. Tubimet nuk kanë reshtur në Iran që prej vdekjes së 22-vjeçares Mahsa Amini në duart e policisë së moralit, që e burgosi vajzën e re për mbajtjen e hixhabit në mënyrë të pahijshme.

Mes personave të sanksionuar nga Washingtoni është dhe Yadollah Javani, shefi i Policisë së zbatimit të ligjit në Teheran. Departamenti amerikan i Thesarit njoftoi se në listën e të sanksionuarve janë edhe ministri i Brendshëm, Ahmad Vahidi, ministri i Komunikimit, Eisa Zarepur dhe Vahid Mohammad Naser Majid, kreu i Policisë kibernetike iraniane.

Në fund të shtatorit, Shtetet e Bashkuara njoftuan lehtësimin e kufizimeve të eksportit ndaj Iranit, me qëllim zgjerimin e qasjes në shërbimet e internetit, për shkak të kufizimit nga Qeveria iraniane pas trazirave ne vend. Amini ra në koma dhe vdiq në 1 spital në 16 shtator. Kritikët akuzojnë policinë për përdorim të dhunës; policia e mohon.

Që nga vdekja e gruas së re, mijëra njerëz kanë protestuar në të gjithë vendin kundër kursit represiv të qeverisë dhe forcave të sigurisë, si dhe kundër sistemit islamik.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA