Provimet e mjekësisë, do shtohet testimi që të fitojnë të drejtën e studimit jo vetëm ekselentët me nota

07/10/2022 12:13

Provim shtesë për maturantët që duan të studiojnë Mjekësi të Përgjithshme. Ministria e Arsimit: Në Mjekësi të shkojnë jo vetëm ekselentët me nota, por ekselentët e vërtetë.

Ministria e Arsimit paraqiti vendimin për pilotimin e provimit të automatizuar për maturantët që duan të vijojnë studimet në Programin Mjekësi e Përgjithshme.

Ky projekt pritet të nisën që në Maturën Shtetërore 2023.

Këtë nismë ne e kemi lançuar që herët, lidhet me provimin e automatizuar të Programit Mjekësi e Përgjithshme, që do të thotë të gjithë ata maturantë që duan të zgjedhin programin Mjekësi e Përgjithshme, pra duan të vazhdojnë studimet për Mjekësi e Përgjithshme, përveç detyrimeve që ka aktualisht sistemi për provimet e maturës mesataret ajo formula që tashmë është aktive, kanë detyrim të japin edhe një provim tjetër i cili është një provim që zhvillohet në mjediset e Qendrës së Shërbimeve Arsimore, është provim i automatizuar siç behet provimi i portalit.

Siç bëhen provimet e licensave, në mënyrë që të shmanget edhe gabimi të shmanget edhe fiktiviteti, të shkurtohet koha dhe në fund të fundit ai sistemi meritë-preferencë që synon i gjithë sistemi i maturës shtetërore të realizohet 100%.

Provimi i automatizuar që ketë vit do të jetë pilot vetëm për programin Mjekësi e Përgjithshme ku dhe kërkesat janë më të mëdha dhe ku më të mirët shkojnë atje. Më pas ky lloj testimi do të shtrihet edhe për provimet e tjera.”- tha Evis Kushi, Ministrja e Arsimit dhe Sportit

“Dihet, ne e dimë të gjithë që në mjekësi shkojnë ekselentët, tashmë ne po mundësojmë që të mos shkojnë vetëm ekselentët me nota, por të shkojnë ekselentët e vërtetë. Do të njiheni në kohë me fondin e pyetjeve, i cili do të publikohet. Nuk do të keni të publikuara përgjigjet. Pse nuk i publikojmë përgjigjet?  Synojmë që në këtë provim të mos kemi vetëm të mësuarin mekanik, pra të mësoni përmendësh ato përgjigje që ne publikojmë dhe pastaj ju të jeni vetëm riprodhues mekanik të tyre dhe për këtë arsye ju do të keni fondin e pyetjeve ashtu siç kanë të tërë aplikantët për licencat, por nuk do të keni përgjigje. Mënyra se si ky test gjenerohet nuk lë hapësirë për asnjë lloj keqinterpretimi. Testohen në të njëjtën kohë 100 aplikantë të cilët kanë të njëjtin test, sepse testin e gjeneron në mënyrë automatike sistemi. Do të jetë një test i ndarë në tre nivele ashtu sikurse edhe testi i maturës është, ashtu sikurse edhe testet që ju bëni në shkollë janë të ndarë në tre nivele.”– tha Aurora Balliu, Drejtoreshë e Qendrës së Shërbimeve Arsimore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA