E vetmja gjë që u ka mbetur janë lodrat/ Familjarët e pikëlluar vajtojnë fëmijët e tyre pas tragjedisë në Tajlandë (Foto)

07/10/2022 13:51

Tragjedia e ditës së djeshme la të vdekur 34 persona, ku 23 prej tyre ishin fëmijë, ndërsa ditën e sotme familjarët të pikëlluar dhe me lodrat e fëmijëve të tyre në duar kanë zhvilluar ceremonitë mortore.

Në gjendje shumë të keqe emocionale prindërit qëndronin pranë arkivoleve masive.

Ndërtesat qeveritare ulën flamujt në gjysmështizë për të mbajtur zi për viktimat e masakrës në Uthai Sawan, një qytet 500 km në verilindje të Bangkok, kryeqyteti i vendit.

Një ditë më parë ish-polici 34-vjeçar i identifikuar si Panya Khamrap, qëlloi për vdekje me thikë dhe armë të gjithë personat që ndodheshin në çerdhe, duke tmerruar Tajlandën.

Pasi doli nga çerdhja e fëmijëve autori shkoi në shtëpi dhe qëlloi për vdekje gruan e djalin e tij, përpara se të kthente armën kundër vetes.

Sipas Reuters 34-vjeçari ishte një rreshter policie i cili u hoq nga puna pas akuzave për drogë dhe tashmë ishte në një gjyq për këtë çështje.

Personat që po merren me hetimin e ngjarjen tragjike thanë se dyshohet se problemet me papunësinë, mungesën e parave dhe problemet familjare e kanë shtyrë autorin drejt këtij vendimi makabër.

Dhjetëra fëmijë ishin në qendër kur filloi sulmi, ndërsa pas sulmit vetëm katër të mitur mbijetuan dhe po trajtohen në spital.

Masakra është ndër më të rëndat që përfshin fëmijët e vrarë nga një person.

Ligjet e armëve janë të rrepta në Tajlandë, por zotërimi i armëve është i lartë në krahasim me disa vende të Azisë Juglindore dhe armët e paligjshme janë të zakonshme.

FOTO GALERI
1/9

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA