26/12 21:19
Autoritetet e mbështetura nga Rusia kanë filluar “të shtetëzojnë me forcë ndërmarrjet dhe pronat lokale dhe t’i transferojnë ato tek të ashtuquajturat administrata lokale”, tha zëvendësministrja e Mbrojtjes e Ukrainës, Hanna Maliar.
“Në sferën arsimore, pushtuesit urdhërojnë institucionet arsimore lokale të zbatojnë kërkesat e propagandës ruse që synojnë të justifikojnë agresionin ushtarak dhe të imponojnë interpretimin rus të historisë,” tha ajo.
Maliar pretendoi gjithashtu se institucionet arsimore në rajonin e Zaporizhzhia kishin marrë një urdhër që kërkonte nga mësuesit të promovonin “botën ruse” dhe të shpjegonin nevojën për një referendum për popullsinë vendase.
Top Channel