16 trupa të pa jetë janë nxjerrë prej rojes bregdetare greke gjatë natën në brigjet e ishullit të Mitylinit në Egjeun lindor.
Sipas burimeve lokale një varkë me të paktën 45 emigrantë të paligjshëm në bord u përplas në brigjet e ishullit dhe si pasojë të gjithë emigrantët që ndodheshin në të ranë në det.
Menjëherë në zonë mbërritën forcat e rojës bregdetare greke si dhe helikopterë të marinës dhe ushtrisë helene, por nxjerrja e tyre nga deti ishte tepër e vështirë për shkak të dallgëve dhe erës së fortë që arrinin deri më 8 ballë.
Deri tani janë gjetur 16 trupa të pajetë, të gjitha gra afrikane, ndërsa mbeten në zhdukur edhe 15 persona të tjerë. kurse 14 persona janë shpëtuar
Trupat e pajetë u dërguan në morgun e ishullit ndërsa ende po vazhdon operacioni për gjetjen e të zhdukurve.
Autoritet dyshojnë se disa prej tyre mund të kenë dalë në breg dhe janë larguar në brendësi të ishullit.
Top Channel