Qendra e kryeqytetit grek Athinë është bllokuar për disa orë mëngjesin e së mërkurës pas një proteste të qindra pensionistëve të mbledhur në sheshin para parlamentit.

Më pas ata janë drejtuar nga zyra kryeministrore duke hedhur parrulla e duke mbajtur pankarta. Në kërkesat kryesore të tyre veçohet rritja e të gjitha pensioneve, pensioni më i ulët të jetë 650 euro nga 384 që është sot, rikthimi i disa taksave të mbajtura padrejtësisht, etj.

Përfaqësues të shoqatave të pensionistëve që kanë folur me ministrin e Shtetit kanë mundur të sigurojnë pas 3.5 vitesh një takim me kryeministrin Mitsotakis në datën 14 tetor.

“Na i kanë prerë thuajse përgjysmë pensionet.Jemi në prag të varfërisë dhe urisë, në kontrast me njerëzit që na qeverisin dhe që jetojnë mirë. Ne po vdesim nga uria”, thotë Alexandros Solomos, pensionist.

 Protesta e pensionistve vjen në një moment të thellimit të krizës energjitike , dhe infaliconit rekord që po përballon shoqëria greke, ndërkohë që sindikatat e sektorit shtetëror  kanë shpallur grevë të përgjitshme në datën 9 nëntor me kërkesa kryesore  përballimin e rritjes së çmimeve dhe rritjen e rrogave.

“Jemi të detyruar të mos ngrohim shtëpitë, të mos lëvizim me makina dhe të reduktojmë sasinë e ushqimeve që blejmë nga supermarketi”, shprehet Anna Eleftheriadi, pensioniste.

Sipas Institutit kombëtar të statistikave ELSTAT vitin e kaluar(2021), 6% e popullsisë ose 624000 grekë deklaruan se u përballën me pamjaftueshmëri ushqimesh dhe për 156,000 të tjerë kjo mungesë ishte tepër serioze. Gjithashtu 1.2 milion grekë deklaruan që  kishin frikë se ndoshta nuk mund të plotësojnë nevojat e tyre për ushqim.

Në kushtet e pasigurisë ekstreme të shkaktuar nga kriza energjetike është paraqitur orët e fundit në parlament, plani i buxhetor për vitin 2023 që përfshin masa mbështetëse prej 3.5 miliardë eurosh dhe parashikon edhe një “rezervë” prej 1 miliard të tjera për t’u përballur me zhvillimet negative në frontin e luftës “energjetike”.Duke pritur që  inflacioni këtë vit të mbyllet në nivelin 8.8% dhe të bjerë ndjeshëm në 3.1% vitin e ardhshëm ,qeveria ka deklaruar se vetëm për 2022 ka shpallur masa me vlerë prej 12 miliard euro, nga të cilat 11.3 miliardë kanë shkuar për subvencionimin faturave të energjisë elektrike dhe gazit natyror  për familjet dhe bizneset.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA