Një plagosje e trefishtë me thikë ka ndodhur këtë mbrëmje në qytetin e Vlorës.
Burime për Top Channel, bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në afërsi të shkollës 9-vjeçare “24 Maji” brenda një berberhane.
Një person me emrin Mexhit Arapi ,ka hyrë brenda berberhanes duke goditur dy punonjës Kevin Nuredinin 23 vjeç dhe Ervis Sejkon 35 vjeç te berberhanes ndërsa më pas është dëmtuar edhe vetë. Ngjarja dhe shkaqet janë ende te paqarta.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton shkaqet e konfliktit ndërsa të plagosurit janë transportuar në spital
Vlorë/Informacion paraprak
Më datë 06.10.2022, rreth orës 20:40, në lagjen “Lef Sallata”, pranë shkollës “24 Maji”, dyshohet se shtetasi M. A, si pasojë e një konflikti të çastit, ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasit E. S., 35 vjeç dhe K. N., 23 vjeç, të dy banues në Vlorë, të cilët ndodhen në spitalin e Vlorës, nën kujdesin e mjekëve.
Shërbimit e Policisë kanë kapur menjëherë autorin e dyshuar, shtetasin M. A., 40 vjeç, dhe e kanë transportuar për ndihmë mjeksore.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Top Channel