Shkrimtarja franceze Annie Ernaux ka fituar çmimin Nobel në Letërsi, për “guximin dhe mprehtësinë klinike me të cilën ajo zbulon rrënjët dhe kufizimet kolektive të kujtesës personale”.

82-vjeçarja konsiderohet si nëna e autofiksionit. Ajo u bë e njohur në Francë me romanin e saj “Les Années” (Paraardhësit) në vitin 2008.

Ernaux rrëfen histori familjare, nga e përditshmja, të ndërthurura me ngjarje historike. Janë ngjarje private, si shkollimi, aborti, por të vëna si rastësisht në kontekstin politiko – social, me barrierat klasore dhe patriarkale, ato bëhen politike. Në argumentimin e saj Akademia  e vlerësoi shkrimtaren për “kurajën dhe mprehtësinë klinike me të cilën ajo zbulon rrënjët, të huajën  dhe kufijtë kolektivë të kujtesës individuale.”

Ernaux është një nga shkrimtaret më të  njohura franceze në botë dhe është përkthyer në shumë gjuhë. Lexuesi shqiptar e njeh atë nga “Kujtime vajze”,  “Pasioni i thjeshtë” dhe “Vendi i Babait” , të sjella në shqip nga Margarita Skenderaj dhe Klara Lagji përmes Botimeve Dudaj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA