“Negociata mes grupeve në PD”, Berisha zbulon detaje: Po merret Paloka. Basha i izoluar, Alibeajt i bëj thirrje…

06/10/2022 13:33

Ish-kryeministri Sali Berisha nuk e përjashtoi si mundësi bashkëpunimin me grupimin e Enkelejd Alibeajt për zgjedhjet lokale.

Ai u shpreh se janë të hapura dyert e komunikimit, duke përjashtuar vetëm një person, Lulzim Bashën. Berisha tha se kreu i Këshillit të PD-së, Edi Paloka po merret me takime.

“Nuk është vetëm ftesë, janë bërë takime dhe do bëhen takime, Paloka po merret intensivisht me këtë, por jo vetëm ai. Janë të hapura dyert e komunikimit, kërkesa ime publike është e fundit. Ne duhet të jemi të shpejtë për garën. Nuk shoh arsye që ata të mos bashkëpunojnë në proces, të gjithë mund të bashkëpunojnë, por vetëm një, është i izoluar ai e dini ju. Unë mund t’i them zotit Alibeaj që nuk është e përshtatshme të bëhet zëvendës i tij”, tha Berisha.

Ai shtoi se primaret do të vendosin kandidatët, jo kryesia dhe as kryetari, dhe në to do të votojnë këtë vit edhe simpatizëntët. Ndërsa theksoi se kushdo mund të kandidojë, Berisha përjashtoi Lulzim Bashën nga gara, ndonëse nuk e përmendi me emër.

“Kam takuar zotin Ilir Meta dhe Petrit Vasili. Kam takuar edhe kryetarët e partive opozitare, zotin Mediu, Dule, Duka dhe Dashamir Shehi.  Konstatoj që realisht po ecet drejt një kandidati të vetëm. Unë falënderoj të gjithë bashkëbiseduesit, të gjithë aleatët për qëllimet e tyre pozitive që opozita të paraqitet në këto zgjedhje me një kandidat të vetëm. Ndërkohë gjatë ditëve në vijim, do takoj të gjithë forcat politike që kanë pasur aktivitet elektoral, por që nuk janë në parlament. Edhe me ata do përpiqem të gjej një zgjidhje që të shkohet me një front të përbashkët.

Çdo deputet është i ftuar të kandidojë po të dojë, dhe të inkurajojë të tjerë të kandidojë. Ju garantoj se kryesia, përveç rasteve të jashtëzakonshme, nuk do bëjë përzgjedhje eliminuese, por do jenë primaret. Ne kemi premtuar ndryshimin, ne do sjellim ndryshimin. Do jenë primaret që do vendosin, jo kryesia dhe kryetari. Çdo deputet që dëshiron të kandidojë, është i ftuar të kandidojë, përvec njërit që ështe i izoluar.

Janë bërë takime dhe do bëhen takime. Zoti Paloka po merret intensivisht me këtë. Por jo vetëm ai. Janë të hapura të gjitha dyert e komunikimit. Kjo ftesa ime publike është rasti i fundit. Ne mirëpresim çdo lloj sugjerimi. Nuk është kjo një garë që e trajton lidershipi i PD. Kjo është një garë që e përcaktojnë primaret. 

Sec thotë z. Alibeaj është tjetër punë por unë i them z.Alibeaj se nuk është shumë e përshtatshme të bëhet zëdhënësi i tij”, – tha ai.

Ndër të tjera Berisha komentoi edhe kërkesën e deputetëve demokratëve ndaj gjykatës së Apelit për t’u shprehur.

“Deputetët e Alibeaj nuk janë palë, Alibeaj nuk është palë, dhe padia është apsolutisht e paligjshme.Vendimi i gjykatëses, do t’i thoja mercenare politike, është i pashembullt në historinë e jurisprudencës shqiptare, europiane dhe botërore, është nën diktatin e plotë të Edi Ramës.Por siç e dini, unë e kam thënë dhe e them, dhe të guvernatores Yuri Kim e cila shkoi te Erjon Veliaj, bëri ndërhyrje direkte, nuk e mohoi ndërhyrjen e saj.Për atë bëri mirë që u tregua e sinqertë por kreu një akt të paimagjinueshëm, një shkelje flagrante të Konventës së Vienës, të rregullave dhe të çdo lloj kodi të sjelljes së një ambasadori në një vend të pavarur. ” tha Berisha.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA