Barka me emigrantë përplaset në shkëmbinjtë e ishullit Kythira, 15 persona të zhdukur

06/10/2022 08:13

Një tjetër barkë me emigrantë, këtë herë në afërsi të ishullit Kythira u përplas gjatë natës së shkuar me shkëmbinjtë dhe si pasojë të paktën 95 emigrantë klandestinë ranë në ujë.

Autoritet dhe disa anije që lundronim pranë mundën të shpëtojnë 80 prej tyre ndërsa ende vazhdon operacioni për gjetjen e 15 personave që ende rezultojnë të zhdukur.

Mësohet se barka mund të lëshojë alarmin SOS përpara se të përplaset, çka u dha mundësinë autoriteteve greke të mbërrijnë në kohë në zonë.

Barka me vela nuk mundi dot të përballojë stuhinë prej 8-9 ballë që frynte në zonë.

Autoritet kishin njoftuar në kohë se lundrimi në Egje do të ishte tepër i vështirë gjatë tre ditëve të fundit, pasi meteorologët kishin paralajmërua për erëra të forta dhe stuhi në gjithë zonën nga Peloponezi dhe deri në Egjeun lindor.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA