Tetori është muaji i sensibilizimit të kancerit të gjirit për gratë e vajzat dhe së fundmi për këtë temë ka folur aktivistja Ina Kollçaku, e cila ka pasur këtë problem.
Ajo tregoi në studion e “Ftesë në 5” se ka pasur një tumor mashkullor dhe i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale.
Pas shqetësimeve që ka pasur ish-konkurrentja e Për’puthen i është drejtuar mjekut, ku ka arritur ta kapë në kohë të gjithë zhvillimin e tumorit.
“Unë kam pasur tumor mashkullor dhe për fat të mirë arrita ta kapja në kohë. Por përjetimi im ishte i çuditshëm. Pasi e konstatova nisa direkt analizat që të futesha në operacion”, u shpreh Ina.
Ajo tregoi se nuk ka pasur ankth, por e vetmja frikë që ka pasur i përket procesit të ushqyerjes me gji për fëmijët në të ardhmen.
“E vetmja frikë që kisha ishte nëse do t’i jepja gji fëmijës sim”, tha aktivistja.
Ina tregoi se e ka kryer në Shqipëri operacionin dhe tashmë duhet të bëjë vazhdimisht kontrolle tek mjeku.
“Unë duhet të bëj kontrolle. I kam pas më të shpeshta tashmë i kam më të rralla”, shtoi më tej ajo.
Top Channel