Protesta në Iran/ Anëtari ushtarak doli të fliste në podium, studentet nuk e lënë të mbarojë (Video)

05/10/2022 14:51

Protestat e studenteve kanë vijuar sërish në Basiji të Iran, ku së fundmi nuk kanë nguruar t’i kundërvihen një anëtari të forcës paraushtarake.

Në rrjete sociale po qarkullojnë video ku shihet se si të rejat kanë brohoritur, gjatë kohës që ai fliste.

Duke tundur shamitë e tyre në ajër, iraninet kanë vijuar protestën antiqeveritare. Studentet në Iran kanë valëvitur shamitë e tyre në ajër, duke brohoritur kundër autoriteteve vendase.

Protestat kanë vijuar edhe në qytetin e Karaj, ku studentet kanë bojkotuar mësimin dhe kanë dalë në rrugë për të protestuar.

Vdekja e 22-vjeçares Mahsa Amini ka shkaktuar revolta të shumta tek iranianët, të cilët kanë dënuar situatën.

Në Karaj, studentet thuhet se detyruan një zyrtar arsimor të largohej nga shkolla e tyre.

Në qytetin jugor të Shirazit dhjetëra nxënëse bllokuan trafikun në një rrugë kryesore, ndërsa tundnin shamitë e tyre në ajër.

Protestat të njëjta u raportuan edhe në Teheran e qytetet veriperëndimore të Saqezit dhe Sanandajt.
Sipas BBC, demostratat nisën sërish disa orë pasi Ayatollah Khamenei, i cili ka fjalën e fundit për të gjitha çështjet shtetërore, akuzoi Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin, armiqtë e mëdhenj të Iranit, për menaxhimin e trazirave.

Ai gjithashtu dha mbështetjen e tij të plotë për forcat e sigurisë, të cilat u janë përgjigjur protestave dhunshëm.

Mahsa Amini ra në koma pasi u arrestua nga policia e moralit më 13 shtator në Teheran, për dyshimin se kishte shkelur ligjin e vendosjes së shamisë. 22-vjeçarja vdiq në spital tre ditë më vonë.

Familja e saj ka pretenduar se oficerët e kanë goditur në kokë me shkop, në momentin e arrestimit.

Por policia ka mohuar akuzat se ajo është keqtrajtuar, duke i qëndruar deklaratës se e reja humbi jetën nga sulmi në zemër.

Protestat e para u zhvilluan në Iranin veriperëndimor të populluar nga kurdët, ku 22-vjeçarja jetonte, dhe më pas u përhapën me shpejtësi në të gjithë vendin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA