Enkelejd Alibeaj, pas takimit që zhvilloi në Presidencë thotë se i kërkoi kreut të shtetit, Bajram Begaj, që data e zgjedhjeve lokale të mbahet sa më parë, brenda afatit të parashikuar nga ligji.
“Ajo se çfarë i thashë Presidentit të Republikës është që sa i përket datës se kur zgjedhjet do të mbahen, i sugjerova që do duhet të jetë një datë sa më herët brenda kësaj periudhe. Për një arsye të thjeshtë, se duhet që një orë e më parë do duhet t’u japin të drejtën shqiptarëve të votojnë për zgjedhjet. Pa cilësuar një datë fikse qëndrimi ynë është një orë e më parë. Data e zgjedhjeve është një datë ku shprehet vullneti i shqiptarëve”.
Me qëllim realizimin e reformës territoriale, Alibeaj kërkon që data e zgjedhjeve lokale të shpallet pas datës 21 tetor.
“I kërkova dhe diçka tjetër që në momentin kur presidenti do të flasë, i kërkova që ky mendim mos të bëhet pengesë për reformën territoriale, i kërkova që mund të shprehej në një moment pas datës 21 tetor”, është shprehur ai.
Sipas kodit zgjedhor, data e zgjedhjeve mund të mbahen në periudhën nga 15 prilli deri më 15 maj. Por me gjasa data që pritet të shpallë Presidentin Begaj për zgjedhjet e reja lokale do të jetë e diela e 14 majit të vitit që vjen.
Top Channel