Studentet në Iran kanë valëvitur shamitë e tyre në ajër, duke brohoritur kundër autoriteteve vendase.
Vdekja e 22-vjeçares Mahsa Amini ka shkaktuar revolta të shumta tek iranianët, të cilët kanë dënuar situatën.
Në Karaj, studentet thuhet se detyruan një zyrtar arsimor të largohej nga shkolla e tyre.
Pamjet e postuara në rrjete sociale shihej se si ato me vendoshmëri kanë vijuar marshimin nën brohorimat “turp për ty” dhe “nëse nuk bashkohemi do na vrasin”.
Në qytetin jugor të Shirazit dhjetëra nxënëse bllokuan trafikun në një rrugë kryesore, ndërsa tundnin shamitë e tyre në ajër.
Protestat të njëjta u raportuan edhe në Teheran e qytetet veriperëndimore të Saqezit dhe Sanandajt.
Protesting students, chasing away an #Iranian official from their school, shouting: Shame on you…October 3rd… #MahsaAmini pic.twitter.com/eFmRhvaN2H
— Rana Rahimpour (@ranarahimpour) October 3, 2022
Sipas BBC, demostratat nisën sërish disa orë pasi Ayatollah Khamenei, i cili ka fjalën e fundit për të gjitha çështjet shtetërore, akuzoi Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin, armiqtë e mëdhenj të Iranit, për menaxhimin e trazirave.
Ai gjithashtu dha mbështetjen e tij të plotë për forcat e sigurisë, të cilat u janë përgjigjur protestave dhunshëm.
Iranian schoolgirls remove their head coverings and chant “mullahs must go away” today, on day 18 of protests over the death of #MahsaAmini in morality police custody for “improper hijab” amid mass arrests of activists and an internet shutdown.#مهسا_امینیpic.twitter.com/a01ILrgOlS
— Shayan Sardarizadeh (@Shayan86) October 3, 2022
Mahsa Amini ra në koma pasi u arrestua nga policia e moralit më 13 shtator në Teheran, për dyshimin se kishte shkelur ligjin e vendosjes së shamisë. 22-vjeçarja vdiq në spital tre ditë më vonë.
Familja e saj ka pretenduar se oficerët e kanë goditur në kokë me shkop, në momentin e arrestimit.
Por policia ka mohuar akuzat se ajo është keqtrajtuar, duke i qëndruar deklaratës se e reja humbi jetën nga sulmi në zemër.
Protestat e para u zhvilluan në Iranin veriperëndimor të populluar nga kurdët, ku 22-vjeçarja jetonte, dhe më pas u përhapën me shpejtësi në të gjithë vendin.
In a march in Gohardasht, Karaj, schoolgirls remove their head coverings today chanting “death to the dictator” while cars sounds horns in support.
It’s hard to put into context just how unprecedented these scenes are in Iran.#مهسا_امینی #MahsaAminipic.twitter.com/xxMatcVA7u
— Shayan Sardarizadeh (@Shayan86) October 3, 2022
Top Channel