Ethet e zgjedhjeve vendore kanë përfshirë kampin opozitar.
Ilir Meta para se të kalonte pragun e Presidencës për të rënë dakord me kreun e shtetit për datën se kur do i drejtohen kutisë së votimit, kaloi pragun e selisë blu për të rënë dakord më parë me aleatin e tij. Ilir Meta kërkon që koalicioni të ketë disa zonale elektorale të lira kur kandidatët e tij të testohen përballë atyre të Sali Berishës.
“Ne e kemi bërë të qartë që s’do vejmë asnjë kushte për asnjë lloj bashkie dhe për asnjë kandidat, përkundrazi. Nëse do ketë kandidat nga ana e Partisë së Lirisë që mendojmë që kanë një përkrahje serioze në një bashki të caktuar ajo është çështje që do ta bisedojmë edhe të gjejmë mënyrën me të mirë që ky kandidat të testohet”- u shpreh Meta.
Por, për testimin e kandidatëve Sali Berisha ofron vetëm një garë atë me primare, ballafaqim që shihet me mosbesim edhe vetë brenda PD, pas garës për forumin. Mosbesim i përforcuar edhe nga Ilir Meta.
“Ata qe bëjnë primaret duhet te marrin përgjegjësinë e organizimit te tyre ne mënyrë që cilësia e primareve te reflektoje atë që kërkon mbarë opinioni. Nuk është kaq e lehtë të zhvillosh në mënyrë me daneze standardet më të zhvilluara të demokracisë në kushtet e një regjimi mafioz ku diversioni përçarja ku blerja e faktorëve te caktuar brenda opozitës dhe ata e dinë se për vite të tëra se kishin kryetarin e partisë në xhep është praktike që zhvillohet me intensitet te lartë”- shton ish-presidenti Meta.
Këshillat Bashkiak janë e vetmja pikë ku aleatët bien dakord. Për të garuar secili më vete. Për Ilir Metën, duket se ndarja, apo se paku presioni në këto këshilla, do jete arma më e fortë e Partisë se Lirisë, jo vetëm ndaj Erion Veliajt.
“Mbajeni mend Këshilli Bashkiak i Tiranës do jetë më i fuqishëm se parlamenti që ka ca kërporata atje të vjetra. Jo vetëm atje por dhe ne gjithë qytetarët kryesore të Shqipërisë. Kjo e padiskutueshme”- shtoi Meta.
Top Channel