I krijuar si qytet më 1946 dhe i bazuar në industrinë e minierave, Memaliaj pothuajse është braktisur tërësisht gjatë viteve të demokracisë.

Aktualisht qyteti numëron rreth 4400 banorë dhe regjistron rreth 20 lindje të reja në vit. Sheshi i vjetër, me dy lulishte të vogla dhe me pemë që bënin hije gjatë verës, u prish dhe u zëvendësua me këtë shesh masiv prej pllakash dhe një shatërvan në mes, që aktualisht shërben si kosh mbeturinash.

Shenjat e amortizimit dukshëm janë shfaqur kudo, vetëm 5 vite pasi ky shesh përfundoi.

Ekspertët e konsiderojnë ndërhyrjen ne sheshin e Memaliaj pa fëmijë, si grafia e të gjithë ndërhyrjeve të rilindjes urbane.

“Memaliaj është një ndër sheshet më të trishtë që kam parë. Ka një minator dhe nuk ekziston fare pjesa e asaj industrie. Nuk ka fëmijë, qyteti po braktiset dhe në vend që ne ta lidhnim investimet publike që janë taksat me përmirësimin e kualitetit të jetës ti shkon aty dhe ndërton një skenografi që është po kaq e thatë sa edhe ato gurët” u shpreh arkitekti, Kreshnik Merxhani.

Baorët tregojnë se të vetmen herë kur e kanë parë këtë shatërvan me ujë ishte kur erdhe kryeministri Rama dhe e inauguroi, ndërsa dera e pallatit të kulturës nuk është hapur asnjëherë.

Mes dëshpërimit për nivelin e papunësisë dhe mungesës së perspektivës për të ardhmen, ata bëjnë ironi me projektin e Rilindjes Urbane që e bëri edhe me”amfiteatër”, qytetin pa banorë.

“A është sheshi që zgjidh problemin e Memaliaj. A e ndaloi ky shesh i ri braktisjen? Jo, do ta bënte nxitja e punësimit dhe kjo vjen duke nxitur njerëzit që të bëjnë biznese” u shpreh ekonomisti, Panajot Soko.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA