Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim ndodhet në Prishtinë, aty ku është pritur nga homologu Jeffrey Hovenier.

Diplomati amerikan Hovenier ka zbardhur detajet e takimit mes diplomatëve, teksa shkruan në Twitter se ishte kënaqësi që takoi ‘miken’ e tij, ambasadoren Yuri Kim.

Ai shkruan se së bashku, ata diskutuan rreth bashkëpunimit dhe prioriteteve rajonale.

“Me kënaqësi mirëprita miken dhe kolegen time, ambasadoren amerikane në Shqipëri, Yuri Kim në Kosovë për t’ia treguar Prishtinën përreth. Ambasadorja Kim dhe unë u kënaqëm duke kujtuar historinë tonë të përbashkët, si dhe patëm një bisedë të mrekullueshme rreth bashkëpunimit dhe prioriteteve tona të vazhdueshme rajonale”- ka shkruar Hovenier në Twitter.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA